Gameplay

EA ofron falas të gjitha pakot e ekspansionit të Battlefield 4

Sep 15 2016
0 Shpërndarje
EA ofron falas të gjitha pakot e ekspansionit të Battlefield 4

Si pjesë e fushatës “Rrugës për në Battlefield 1”, EA vendosi të dhuronte përmbajtje të shkarkueshme për Battlefield 4. Kjo ofertë zgjati vetëm 1 javë dhe përmbante vetëm një ekspansion. Nëse nuk arritët të përfitonit nga kjo ofertë ju bëjme me dije se nga dita e sotme të gjitha ekspansionet madhore të Battlefield 4 janë falas.

Ngritja e Kinës, Sulmi i Dytë, Goditja Detare, Dhëmbi i Dragoi dhe Qëndresa e Fundit janë falas në Xbox One dhe Xbox 360. Këto ekspansione do të jenë falas edhe në PlaySation dhe PC në ditët në vijim.

Nuk është i nevojshëm një abonim Xbox Live Gold që të shkarkoni pakot por u duhet një abonim nëse doni ti luani online. Ekspansionet zakonisht kushtojnë 15 dollar secili. Në lidhjet mëposhtë do të mund ti shkarkoni të gjitha pakot:

Xbox One:

Xbox 360:

Battlefield 1 do të debutojë më 21 Tetor në Xbox One, PS4 dhe kompjuterat personal. Një beta e video lojës është publikuar tashmë ku lojtarët mund të provojnë aksionin e Luftës së Parë Botërore në në Shkretëtirën e Sinai. (Gameworld Albanian)

Lajmet e fundit>