Lojërat

EA nuk do të shpallet Kompania më e Keqe në Amerikë këtë vit

Mar 25 2014
0 Shpërndarje
EA nuk do të shpallet Kompania më e Keqe në Amerikë këtë vit

Zhvilluesi i lojërave Battlefield dhe Titanfall, Electronic Arts, gjatë dy viteve të kaluara ishte emërtuar si “Kompania më e Keqe në Amerikë”, por këtë vit nuk pritet të ndodhë e njëjta gjë. Votimi në rundin e parë në sfidën vjetore në The Consumerist EA ka pasur 48.8 për qind të votave, duke “humbur” kështu nga Time Warner Cable që mori 51.2 për qind.

The Consumerist e quajti lëshimin e Battlefield 4 si një të metë për EA-në në vitin e kaluar, e po ashtu edhe lëshimin e Titanfall më herët gjatë këtij muaji. Pika e dytë mund të habis dikë, pasi lëshimi aq shumë i përfolur i Titanfall nuk u ndoq edhe me aq bujë. Çfarëdo që të jetë arsyeja, EA nuk do ta marrë çmimin këtë vit.

Kompania e Halo-s dhe Xbox-it, Microsoft, po ashtu është duke u futur në listën e “Kompanisë më të Keqe në Amerikë”, por EA është e vetmja kompania që përqendrohet vetëm në lojëra. Natyrisht, Microsoft ka shumë divizione të tjera jashtë lojërave. (GameWorld Albanian)

Tags >

EA Sports
Lajmet e fundit>