Lajme lojërash

EA nënshkruan marrëveshjen e re për lojërat me futbollin mes kolegjeve

Jul 21 2013
0 Shpërndarje
EA nënshkruan marrëveshjen e re për lojërat me futbollin mes kolegjeve

Electronic Arts dhe Collegiate Licensing Company (CLC) janë pajtuar për një marrëveshje të re tre-vjeçare që do t’ia mundësojë EA-së që të vazhdojnë të bëjnë lojëra të reja futbolli mes kolegjeve.

Marrëveshja, së pari e raportuar nga Joystick, ishte konfirmuar për GameSpot nga CLC. Kushtet e marrëveshjes nuk janë zbuluar.

Ajo do të zbatohet korrikun e ardhshëm dhe i jep EA-së të drejta për të përdorur “më tepër se 150 kolegje, konferenca dhe amfiteatro,” në degën e vet.

Nuk është e qartë nëse ndonjë shkollë ka zgjedhur që të mos marrë pjesë.

Deklarata e plotë është si më poshtë.

“Unë e konfirmoj që CLC, si agjent i licencimit të markave tregtare për shkolla, konferenca dhe amfiteatro, ka nënshkruar një zgjerim prej tri vitesh të marrëveshjes së licencimit me EA-në, duke zgjeruar të drejtat e veta për të përfshirë logot, markat tregtare, stadiumet, maskotat dhe indikacionet e tjera të posaçme të shkollave të tyre në një Video Lojë e Futbollit në Kolegj që EA e prodhon dhe e shet,” thotë përfaqësuesi. “Më tepër se 150 kolegje, konferenca dhe Lojëra Boulli kanë konfirmuar zgjerimin deri më tani.”

Marrëveshja e re vjen vetëm dy ditë pasi NCAA lajmëroi që do të përtërijë marrëveshjen e vet të licencimit me EA Sports duke cituar “klimën e biznesit të tanishëm dhe shpenzimet për çështjet gjyqësore.”

EA për momentin është duke zhvilluar një lojë të re të futbollit të kolegjeve për platformat e gjeneratës së ardhshme, si Xbox One dhe PlayStation 4, ndonëse hollësitë në lojë nuk janë lajmëruar. NCAA Football 14 u lëshua më herët gjatë këtij muaji për Xbox 360 dhe PlayStation 3. (GameWorld Albanian)

Tags >

EA Sports
Lajmet e fundit>