Lajme lojërash

EA në ndihmë luftës kundër AIDS-it

Aug 7 2013
0 Shpërndarje
EA në ndihmë luftës kundër AIDS-it

Punonjësit në Electronic Arts ka kërkuar 18,000 dollarë për hulumtim të AIDS-it gjatë AIDS Walk 2013 në San Françisko, ka lajmëruar ndërmarrja në blogun e vet. Më tepër se 80 punonjës morën pjesë në ngjarje, që është një ecje prej 10km përgjatë Parkun Golden Gate në San Françisko.

Paratë do të shkojnë për Fondacionin e AIDS-it në San Françisko (SFAF) dhe 50 organizata të tjera për AIDS përgjatë Bay Area në këtë qytet.

“Është shumë e rëndësishme për ne që të jemi të përfshirë në komunitet dhe të japim mbështetjen në këto çështje që nënkuptojnë shumë për punonjësit tanë,” tha menaxherja për shpërndarje dhe e korporatës në EA, Julia Wynn.

Drejtori i lartë i kontabilitetit tatimor të EA-së, Mark Mays, i cili humbi bashkëpunëtorin e parë të tij nga AIDS 20 vite më parë, tha: “Unë e dua faktin që EA del për këto ngjarje dhe harmonizohet me të gjitha kontributet tona dhe është një mbështetje shumë, shumë e madhe për këtë çështje.” (GameWorld Albanian)

Tags >

EA Sports
Lajmet e fundit>