Lajme lojërash

EA në kampionatin e kompanive më të këqija

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
EA në kampionatin e kompanive më të këqija

Electronic Arts është përfshirë përsëri në kampionatin e kompanive më të këqija të Amerikës. Pjesëmarrësit zgjidhen nga nominimet e lexuesve dhe gjithsej zgjidhen 32 të ndryshme.

Në raundin e parë, EA do të përballet me ABInBev, kompania multinacionale e pijeve si Corona, Stella, Artois e të tjera. Gjithsesi EA është e vetmja në fushën e lojërave.

Kompani të tjera të famshme në këtë kampionat janë Apple, Ticketmaster, Wal-Mart dhe Bank of America. Nëse EA fiton, atëherë do të jetë fitorja e dytë radhazi pasi fitoi edhe në 2012 duke eliminuar Bank of Amerika në finale për çmimin “Golden Poo”.

CEO i EA John Riccitiello dha dorëheqjen këtë javë duke thënë se aksionerët prisnin më shumë nga ai. Kjo erdhi pas daljes së SimCity dhe shitjeve prej 1.1 milionë në total që gjeneroi. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>