Lajme lojërash

EA mund të sjellë një trilogji të lojës Mass Effect

Jun 11 2014
0 Shpërndarje
EA mund të sjellë një trilogji të lojës Mass Effect

Qarkullojnë zëra nga një burim i besueshëm në internet se kompania EA është gati të hedhë në treg një trilogji të lojës Mass Effect.

Kjo trilogji do të ketë emrin kryesor Mass Effect: Origins. Pavarësisht nga emri, rrjedha e lojës nuk fillon në Tokë, por me një trilogji në Univers.

Përdoruesit dhe fansat e kësaj loje po presin me padurim lajme nga kompania e video lojërave EA. Një ndër drejtuesit e kësaj kompania, një muaj më parë, u shpreh në Twitter se ka mundësi që emri i lojës të ndryshojë dhe se emri “Mass Effect: Origins” mund të jetë provizor. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>