Lojërat

EA me plan për një platformë të re lojërash

May 13 2012
0 Shpërndarje
EA me plan për një platformë të re lojërash

Ndodhemi në një kohë paksa të çuditshme si për prodhuesit ashtu edhe për publikuesit e lojërave. Pavarësisht një ngurrimi nga ana e gjigantëve të lojërave Microsoft dhe Sony për të folur për nxjerrjen e një platforme të re, këto kompani po punojnë fshehurazi, siç po thonë zërat. Kjo gjë po ndodh edhe me platformën e re të Nintendos, Wii U, e cila sapo e po afron më shumë data e daljes publike. Kështu që për një vit ose dy mund të shpresojmë që do të ketë një Playstation 4, ose një Xbox 720. Pavarësisht dyshimeve, EA nuk mbetet prapa dhe ka në plan të investojë 80 milionë $ për të prodhimin e lojërave për platforma të një gjenerate të re. Ka ndonjë gjë që EA di dhe ne jo?

 

“Kemi në plan të investiojmë 80 milionë $ në lojëra të gjeneratës së 4-t, në 2013. Drejtori i përgjithshëm i EA, John Riccitiello tha, sipas “GamesIndustry International”, “kemi besim që platformat e lojërave do të rikthehen në fuqinë e tyre të mëparshme, duke zbatuar planet tona afatgjata në këtë fushë.

Shitjet e disqeve ranë me 7% vitin e kaluar, dhe duke parë si po ecin gjërat pritet që të ketë akoma rënie me 1% vitin e ardhshëm fiskal 2013 (1 prill 2012 – 31 mars 2013) Atëherë pse EA po investon në platforma që akoma nuk kanë dalë? Së pari, të krijuarit lojëra për platforma është licencë për të bërë para, dhe e dyta, EA pretendon që shitjet digjitale të rikthehen në normat e mëparshme dhe të kompensojnë humbjet.

Riccitiello e përshkroi rritjen digjitale si të “fuqishme”, sipas “All Things D”, dhe sido që të jetë, ky është një përshkrim i saktë. EA ka shifra marramendëse shitjeje në krahasim me tregun e përgjithshem. Vetëm FIFA 2012 bëri më shumë se 100 milionë $. Fitimet e EA ishin 1.2 bilionë $ vitin që kaloi, dhe presin një rritje akoma të mëtejshme prej 1.7 bilionë $ për vitin që vjen.

 

Lajmet e fundit>