Lajme lojërash

EA lëshon shërbimin e ri të abonimit për Xbox One

Aug 16 2014
0 Shpërndarje
EA lëshon shërbimin e ri të abonimit për Xbox One

Shërbimi i ri i abonimit nga EA është tani në dispozicion për poseduesit e Xbox One. Pas lëshimit të tij në fazën beta në fund të korrikut, publikuesi gjatë ditës së martë ka hapur Qasjen EA (ang. EA Access) për çdo kënd që ka konsollën e re të Microsoft-it.

Shërbimi ju ofron një qasje të pakufizuar në përzgjedhjen e lojërave për 4.99 dollarë në muaj ose 29.99 dollarë në vit, por për momentin libraria mbetet mjaft e kufizuar: deri tani, EA Access ka në librarinë e vet Battlefield 4, Peggle 2, FIFA 14 dhe Madden NFL 25. Ky është grupi i lojërave të njëjta që ishin në beta, por EA thotë që përzgjedhja e titujve “do të evoluojë me bashkimin e lojërave në koleksion me kalimin e kohës.”

Për momentin shërbimi është në dispozicion vetëm në Xbox One dhe duket që do të mund të mbetej kështu për një kohë. “Ne nuk mendojmë që pyetja e dashamirësve tanë që të paguajnë 5 dollarë shtesë në muaj për këtë program shumë specifik të EA-së përfaqëson vlerë të mirëfilltë për lojtarin e PlayStation,” tha një përfaqësues i Sony-it muajin e kaluar. (GameWorld Albanian)

Tags >

EA Sports
Lajmet e fundit>