Lajme lojërash

EA konfirmon se FIFA 14 do të tregohet gjatë zbulimit të Xboxit të ardhshëm

May 21 2013
0 Shpërndarje
EA konfirmon se FIFA 14 do të tregohet gjatë zbulimit të Xboxit të ardhshëm

Deri sot loja e vetme e konfirmuar që do të prezantohej të enjten në zbulimin e Xboxit të ri ishte Call of Duty: Ghosts.

Sot Electronic Arts konfirmoi gjithashtu se do të bëjë një shfaqje me lojën e saj më të re të serisë FIFA. Në faqen e vet në Facebook, EA Sports tha se do të tregohen pamje reale nga loja e re.

EA dhe Microsoft kanë pasur thashethemet e tyre dhe më përpara për sa i përket bashkëpunimeve. Ka mundësi që EA tu ofrojë të gjithë atyre që blejnë një Xbox të ri, një kopje falas të FIFA 14.

EA nuk u duk gjëkundi në shkurt kur u prezantua PS4 , edhe pse kompania ka konfirmuar se do të krijojë lojëra për konsolën e ardhshme të Playstation. Gjithsesi me sa duket kompania nuk ka plane për lojëra për Wii U. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>