Sony PlayStation

EA konfirmon FIFA 18-ën për Nintendo Switch

Feb 7 2017
0 Shpërndarje
EA konfirmon FIFA 18-ën për Nintendo Switch

EA konfirmoi ditën e sotme një version të lojës FIFA për Nintendo Switch. Shefi operativ Peter Moore tha për Gamereactor se janë duke ndërtuar një version të përshtatur të lojës duke filluar me FIFA 2018.

Menjëherë shpërthyen spekulimet se versioni për Nintendo Switch do të bazohej në PlayStation 3 dhe Xbox 360. Moore hodhi poshtë spekulimet duke thënë se është një version i ndërtuar vetëm për Switch.

CEO i EA, Andrew Wilson, foli për FIFA 18 duke thënë se do të vijojnë mbi trashëgiminë e FIFA 2017 duke lançuar sezonin e dytë të fushatës “Journey.”

Hera e parë që kjo fushatë debutoi ishte FIFA 2017. Kishte karaktere të dedikuara, skena të posaçme dhe pamje të lojtarëve dhe trajnerëve të vërtetë. Me sezonin e parë “Journey” arriti të shtonte emocion në veprimet e lojtarëve. /GameWorld Albanian

Tags >

FIFA 18
Lajmet e fundit>