Lajme lojërash

EA konfirmon Battlefield 4

Jul 19 2012
0 Shpërndarje
EA konfirmon Battlefield 4

EA ka konfirmuar zyrtarisht se Battlefield 4 është në zhvillim, përmes skemës së porosisë së Medal of Honor: Warfighter.

Ata që po porositin lojën Medal of Honor: Warfighter do të kenë qasje në versionin Beta të Battlefield 4, kjo gjë konfirmohet nga një video në Ueb faqen zyrtare të Medal of Honor. Battlefield 4 do të jetë në dispozicion gjatë vjeshtës së 2013, sipas konfirmimit të EA-së, me detaje të tjera që do të zbulohen ditëve të ardhshme.

Seria e 4-të e lojës pritet të ketë një kritikë dhe vlerësim goxha të lartë duke patur parasysh se pas daljes së Battlefield 3 në tetor të 2011 ajo arriti një shitje prej 12 milionë kopjesh vetëm brenda muajit të parë.

Medal of Honor: Warfight do të dalë në Evropë më 26 tetor.

Muajin e kaluar EA lansoi shërbimin Premium të Battlefield 3, në të cilin u abonuan rreth 800,000 përdorues me pagesë vetëm në 2 javët e para. Frank Gibeau rreth porosisë së lojës deklaroi: “Edhe pse të dyja lojërat u ofrojnë lojtarëve një përvojë plotësisht unike, ato janë të bashkuara nga teknologjia bazë e tyre Frostbite.

Ata janë 2 nga lojërat më të preferuara me luftë dhe preferohen shumë për intezitetin e tyre të luftës dhe argëtimin e lojtarëve. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>