Lojërat

EA hap Portal 2

Dec 30 2010
0 Shpërndarje
EA hap Portal 2

Kur Portal debutoi në 2007, loja erdh si pjesë e Orange Box, një përpilim i lojërave hit të zhvilluesit Valve Software. Koleksioni, i cili gjithashtu u përfshij në Half-Life 2 dhe Team Fortress 2, ishte distribuar nga Electronic Arts nën programin EA Partners, e cila ofron zhvilluesve të pavarur një komplet të shërbimeve të publikuara për të zgjedhur nga to.

Kur Portal 2 ishte konfirmuar në Mars, aty nuk kishte dyshim  që loja do të distribuohet online përmes rrjetit Valve Steam. Megjithatë, kishte edhe disa pyetje se kush do të mbante kopjet e paketuara të lojës, e cila do të dalë në treg në Amerikën Veriore me 20 prill për Mac, PC, PlayStation 3, dhe Xbox 360. Tani, megjithatë, EA ka konfirmuar që Valve ka bërë marrëveshje për distribuimin e Portal 2 në shitjet.

Portal 2 përcjellë vazhdimin e ngjarjeve të pjesës së parë Portal, e cila ofroi mundësi që lojtarët të marrin rolin e miut laboratorik, Chell, i cili përdori një armë për të krijuar hapje inderdimensionale për tavanet, muret, dhe dyshemetë për t’i mbijetuar laboratorëve Aperture Science.

Loja do të përmbajë një kampanjë single-player e cila thuhet të jetë dy herë më e gjatë se origjinali, por fokusi kryesor është në modusin kooperativ të ri multiplayer. Modusi co-op do të tregojë një storje paralele në aventurat single-player. Në lojë, lojtarët do të marrin kontrollin e dy robotëve, të quajtur thjesht Blue dhe Orange./gameworld.al

 

Lajmet e fundit>