Lajme lojërash

EA dhe CLC paguajnë 40 milionë $ për studentët atletë

Oct 1 2013
0 Shpërndarje
EA dhe CLC paguajnë 40 milionë $ për studentët atletë

Sipas një raporti të ri nga New York Times, Electronic Arts dhe ndërmarrja Collegiate Licensing kanë lajmëruar gjatë javës që kaloi për shumat për ish- lojtarët e kolegjit me vlerë prej 40 milionë dollarë.

Michael Hausfeld, që është avokat për lojtarët, ka konfirmuar shifrën prej 40 milionë dollarëpër New York Times, por tha që nuk ishte i sigurt se si do të ndaheshin paratë. “Ne duhet të vijmë me një plan për shpërndarje dhe ajo është në të cilin tani jemi duke punuar,” tha Hausfeld.

Marrëveshja pritet të përfshijë më tepër se 100,000 lojtarë të tanishëm dhe të kaluar të kolegjeve të cilët janë paraqitur në lojërat e futbollit dhe basketbollit të prodhuara nga EA. Përfaqësuesit e Electronic Arts dhe Collegiate Licensing Company kanë mohuar të komentojnë gjatë të premtes kur janë pyetur nga New York Times.

EA Sports duke ndjekur këtë rregullim ka anuluar lojën e vet për futbollin në kolegj për gjeneratën e ardhshme 2014 dhe tha që ndërmarrja është duke vlerësuar opsionet e veta për të ardhmen e brendit. (GameWorld Albanian)

Tags >

EA Sports
Lajmet e fundit>