Lojërat

EA aplikon për të drejtat e Need for Speed: Arena

Nov 9 2016
0 Shpërndarje
EA aplikon për të drejtat e Need for Speed: Arena

Publikuesi i serive Need for Speed, EA, ka aplikuar pranë Bashkimit Europian për një markë të re e cila besohet të jetë seria më e re e lojës: Need for Speed Arena.

EA aplikoi pranë Zyrës Europiane të Pronësisë Intelektuale më datë 7 Nëntor. Megjithatë ne kishim mësuar kohë më parë e madje që nga muaji Maj rreth ekzistencës së një serie të re falë zhvilluesit Ghost Games.

Në një postim në blog Ghost Games thoshte se po përgatitej për një lojë re në 2017-tën. Megjithatë jo të gjitha aplikimet e një marke shndërrohen në produkte finale e nëse loja ja arrin do të ishte e para seri që nga 2015-ta. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>