Lajme lojërash

E ardhmja e PlanetSide 2 është në dorën tuaj

Jan 28 2013
0 Shpërndarje
E ardhmja e PlanetSide 2 është në dorën tuaj

Duke marrë shkas nga trendi në rritje i zhvilluesve të lojrave, dhe për t’u treguar sa më transparent, Sony Online Entertainment ka ngritur një sistem të quajtur Roadmap ku mund të mbledhë mendimet e fansave të lojës dhe t’i përdorë ato për ta përmirësuar atë.

Fansat kanë mundësi të shkruajnë direkt sugjerimet e tyre dhe Sony do të shqyrtojë idetë e tyre në gjashtë muajt në vijim. Faqja ngjan pak a shumë si një forum por ka një sistem votimi të ngjashëm me Reddit, në mënyrë që skuadra zhvilluese të arrijë të shohë postimet më të vlerësuara dhe që nëse e sheh të arsyeshme, t’i shtojë ato në PlanetSide 2.

Deri tani PlanetSide 2 ka qenë një sukses i vërtetë për SOE, duke qenë se ka mbi 3 milionë lojtarë të regjistruar.

Në gjashtë muajt në vazhdim do të shtohen armë të reja, kontinente, makina e shumë të tjera. Roadmap tashmëështë onlinë nëse dëshironi ta vizitoni: http://www.planetside2.com/roadmap.

Elementet në të mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, në varësi të preferencave të lojtarëve. Padyshim mund të themi se është një nga mënyrat më të mira që vetë përdoruesit të arrijnë të komunikojnë kërkesat e tyre dhe të marrin përgjigjje nga vetë skuadra e zhvillimit. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>