Lajme lojërash

Dyfishohet numri i shitjeve të Xbox One

Jul 17 2014
0 Shpërndarje
Dyfishohet numri i shitjeve të Xbox One

Xbox One ka pasur një fillim të vështirë. Teksa Microsoft kryeson betejat e konsollave me Xbox 360, PlayStation 4 ka qenë duke e tejkaluar me numrin e shitjeve Xbox One. Por lajmi i mirë për Microsoft-in është që shitjet e konsollës gjatë qershorit më tepër se janë dyfishuar në krahasim me numrin e shitjeve gjatë majit.

Sipas Xbox Wire, një blog i brendshëm për Xbox, rritja në shitje me siguri ka të bëjë me versionin e ri të konsollës që vjen pa Kinect dhe që kushton 399 dollarë dhe për shkak të lojërave që ishin lajmëruar në E3. Kjo ngritje në shitje është bazuar në numra të shitjeve gjatë kalendarit të shitjes me pakicë.

Atë që Xbox Wire nuk e zbulon është numri aktual i shitjeve të konsollave. Më tepër se dyfishi tingëllon si gjë shumë e këndshme përderisa numri i linjës bazë është shumë poshtë. Gjatë muajit shkurt, Microsoft shiti 258 mijë njësi. Gjatë muajit prill, kjo kompani ka shitur 115 mijë njësi. Kështu që ekziston një mundësia që kompania mund të ketë shitur rreth 200 mijë deri 500 mijë njësi gjatë qershorit. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>