Lojërat

Duke Nukem Forever po rikthehet

Sep 6 2010
0 Shpërndarje
Duke Nukem Forever po rikthehet

Jemi duke folur pikërisht për “babain” e lojërave aksion, Duke Nukem. Është kjo lojë  e lansuar për herë të parë më 1991, vite kur unë, dhe shumë prej jush kemi qenë duke u përkulur në prehrin e nënës.

Duke i përmendur edhe dy vazhdimet e saj Duke Nukem II dhe Duke Nukem 3D, mund të them që kjo lojë e vjetër meriton të përmendet në çdo lojë të re akcion që ekziston, dhe që do të ekzistojë. E gjithë loja bën fjalë për Duke Nukem, një karakter që lufton kundër alienëve dhe demonëve që mundohen ta pushtojnë Tokën.

Tani më u bë një kohë e gjatë pritjeje, dhe më në fund loja po kthehet. 2K Games ka bërë të ditur se ekipi që e ka marrë përsipër këtë projekt, Gearbox Softëare, do ta lansojë lojën në 2011. Por e tërë kjo pas një kohe shumë të gjatë. Loja ishte prezantuar që nga 1997, menjëherë pas Duke Nukem 3D, dhe pas 14 vjetëve zhvillim të ngadalësuar, të ndërperë dhe me probleme financiare, loja tani pritet me shumë skepticizëm në kualitetin e saj.

“Hail to the king, baby! It’s unbelievable, it kicks ass and it’s totally going to happen!” – janë fjalët që i ka thënë Randy Pitchford, presidenti i Gearbox Software…e neve na mbetet ta presim këtë kryevepër, dhe çfarë do të bëjmë? Dihet. Ta shpëtojmë Token nga demonët, alienët, dhe krijesat e tmerrshme.

Lajmet e fundit>