iOS

Driver

Oct 21 2012
0 Shpërndarje
Driver

Driver është një lojë aksion-aventurë e vitit 1999 e zhvilluar nga Reflections Interactive (tani e njohur si Ubisoft Reflections). Loja është instalimi i parë në seritë e Driver, e shfaqur për PlayStation dhe më vonë për Windows dhe Mac.

Loja doli për herë të parë në treg më 20 qershor të vitit 1999 dhe për PC më 10 Shtator 2000. Historia rrotullohet rreth John Tanner, një detektiv i NYPD i cili është futur si agjent sekret nën mision të mbuluar për shkak të aftësive të tij mahnitëse të dhënit të makinës.

Misioni i tij është të fitoj besimin e një bosi të krimit duke performuar misione të vështira të dhënit të makinës si të ndjekë apo t’ja mbathë makinave të tjera, të shkojë përmes restoranteve apo të dërgojë paketa në pikat e caktuara.

Driver ka marë përgjithësisht kritika dhe feedback pozitiv ku IGN i dha notën 9.7 dhe GameSpot 8.6 nga 10. Loja ishtë një bestseller në Britaninë e Madhe. (GameWorld Albanian)

Tags >

Driver
Lajmet e fundit>