Lojërat

Driver: San Francisco

Nov 4 2012
0 Shpërndarje
Driver: San Francisco

Driver: San Francisco është një lojë aksion-aventurë e zhvilluar nga Ubisoft Reflections dhe e publikuar nga Ubisoft.

Loja në filim u prezantua për daljë në E3 2010 dhe u shfaq në Australi më 1 shtator 2011, më 2 dhe 6 shtator në Europë dhe në Amerikën e Veriut për PlayStation 3 dhe Xbox 360, ndërsa versioni për Microsoft Windows doli më 27 shtator 2011.

Në lojë futet një tipar i ri që quhet Shift, që i lejon Tanner të kalojë nga një makinë në një tjetër ndërsa vazhdon misionin e tij. Loja është një kthim në origjinë ku aftësia e lojtarit për të dalë nga makinat është hequr përsëri dhe është zëvëndësuar me opsionin Shift.

Loja ka marë shumë vlerësime ku është vlerësuar shumë për opsionin Shift, duke e cituar si një inovacion në lojë dhe për versionin dhe modulin e multiplayer.

Historia është kritikuar shumë por përgjithësisht ka vlerësime të mira të saj. GameRankings dhe Metacritic i dhanë nga një vlerësim 81 dhe 80/100 secila. GameSpot e vlerësoi me notën 8, e njëjtë kjo me atë të IGN 8/10. (GameWorld Albanian)

Tags >

Driver
Lajmet e fundit>