Lojërat

Driver: Parallel Lines

Aug 9 2012
0 Shpërndarje
Driver: Parallel Lines

Driver: Parallel Lines është loja e katërt e serive të lojërave Driver. Loja u lansua në 2006 për Playstation 2 dhe Xbox nga kompania Atari.

Versionet për Wii dhe Microsoft Windows dolën në qershor të 2007 nga Ubisoft. Duke ndryshuar nga lojërat e mëpashme, Parallel Lines i merr ndodhitë vetëm në një qytet, New York, dhe jo në shumë qytete, por në qendër të vëmendjes është ndryshimi i vitete që kalon nga viti 1978 në 2006. Ajo ka mbajtur sistemin e lojës nga loja e mëparshme Driv3r që i përqëndrohet garave me makinë, por edhe mundësia e të gjuajturit me armë është e disponueshme. Loja mori kritika më të mira se versioni më i hershëm, edhe pse iu dhanë dhe disa vërejtje.

Kjo është loja e parë që nuk ndjek historinë e policit të maskuar Tanner.

Loja fillon në një botë të hapur, duke pasur mundësi të lëvizësh në çdo pjesë të qytetit pa probleme. Shumë ndryshime janë bërë nga versionet e hershme duke përfshirë këtu gjakun kur dikush qëllohet, një sistem me para, makina të modifikueshme si dhe shkatërrim të ambientit. Nëqoftëse, lojtari tërheq vëmendjen e policëve kur është në këmbë, atëherë ai vihet në shenjestër dhe jo makina.

Të njëjta rregulla i përfshihen dhe përdorimit të armëve si dhe aktivitete tjera jashtë makinës.Për versionin Wii, vëmendja e policisë është zëvendësuar me yje si në serinë e lojërave Grand Theft Auto.

Në të njëjtën kohë aftësistë e të notuarit dhe të hedhurit nga Driv3r janë hequr. Sistemi ndryshon nga viti 1978 në 2006 nga stili analog në atë digjital. Në fillim loja ishte krijuar për t’u luajtur Multiplayer por u hoq si ide kur prodhuesit e kuptuan që nuk mund të krijonin një version të tillë të fuqishëm. Ka gjithsejt 32 misione në të gjithë lojën nga 1978 në 2006.

Pasi përfundoni lojën keni mundësine e “Era Change” që do të thotë që ndryshon epoka sipas dëshirës.

Loja morri vlerësime të ndryshme. IGN i dha notën 7.2, ndërsa Eurogames i dha 6/10 duke thënë se ka shumë ngjashmëri me serinë e lojërave GTA. Gamespot i tha notën 6.5 duke e quajtur një klon të GTA, por nuk e rekomandoi aspak. Loja ka shitur rreth 14 milionë kopje në të gjithë botën. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>