Lojërat

Driver 3

Nov 2 2012
0 Shpërndarje
Driver 3

Driver 3 ndryshe e njohur si Driv3r, është një lojë me makina, vrasje dhe aksion. Ajo është instalimi i tretë i serive të Driver dhe është e zhvilluar nga Reflections Interactive dhe e publikuar nga Atari.

Driv3r u shfaq në Amerikën e Veriut për PlayStation 2 dhe Xbox më 21 qershor 2004. Në Europë ajo u shfaq zyrtarisht më 25 qershor. Më 15 mars 2005 loja doli në treg për konsumatorët e PC-ve në SHBA.

Driv3r sjell disa gjëra të njëjta nga Driver 2, por shton dhe tipare të reja si ngarja e motorrave dhe varkave, përdorimi i armëve, noti, ngjitja e shkallëve, dhe hyrja në disa ndërtes të caktuara si dhe hyrja/dalja nga makina.

Makinat në lojë janë të modeluara në bazë të jetës reale si për shembull vrimat shfaqen kur makina qëllohet me plumba, ato prishen kur goditet motorri apo kur përplaset. Kur motorri goditet shumë herë del tym i zi e më pas kalon në shfaqjen e flakëve të saj. Armët janë të pa emëruara në lojë dhe gjuajtja e tyre varet nga lloji.

Kur loja nis Tanner mban vetëm një armë të caktuar, të tjerat meren duke vrarë armiqtë rrugës, apo vende të caktuara. Versioni për PC shton misione ekstra si “The Hit”. (GameWorld Albanian)

Tags >

Driver
Lajmet e fundit>