Android

Dream of Pixels, loja e kundërt me Tetrisin vjen për Android

Oct 18 2013
0 Shpërndarje
Dream of Pixels, loja e kundërt me Tetrisin vjen për Android

“Dream of Pixels”, një lojë e cila është e ngjashme me lojën klasike Tetris, por për dallim nga kjo e fundit, iu mundëson që të de-paketoni blloqe (në vend se t’i ndërtoni ato), tani është në dispozicion për Android.

Loja ofron pesë mostra të luajtjes – Klasike, Enigmatike, Profesionale, Ankth i Natës dhe Ëndrra e Prishur dhe një mostër speciale, relaksuese “Zen Puzzle”. Ajo po ashtu e dallon veten nga pakoja me muzikë të qetë në sfond.

Mostrat Klasike dhe Enigmatike të lojës janë tashmë në dispozicion falas për t’u luajtur, në të cilat mostra janë të pranishme edhe reklamat. Nëse jeni duke dëshiruar që të kaloni në versionin Pro, ju mund të liroheni në këtë rast nga reklamat dhe të zhbllokoni mostra të tjera të lojës.

Fillimisht në dispozicion si një lojë me pagesë për iOS, Dream of Pixels tani ekziston po ashtu me versionin pa pagesë për iOS. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>