Lajmet

Dragon’s Dogma, një zgjerim i madh për PS3 dhe Xbox 360

Sep 28 2012
0 Shpërndarje
Dragon’s Dogma, një zgjerim i madh për PS3 dhe Xbox 360

Capcom ka njoftuar për Dragon’s Dogma: Dark Arisen, një shtesë të madhe për lojën shumë të mirëpritur aksion-RPG.

Shtesa apo zgjerimi është bërë për të dalë në konsolat e Xbox 360 dhe Play Station 3 në vitin 2013, sipas publikuesit e TGS të cilët njoftuan para disa ditëve.

Nuk ka detaje të tjera shtesë të dhëna, edhe pse Capcom shfaqi se modulet Speedrun dhe Hard mode do të lançohen për lojën origjinale në fund të këtij viti.

Sipas krijuesit, Hidaeki Itsuno, tha se ai pëlqente shumë të krijonte një Dragon’s Dogma 2 dhe se kishte shumë ide dhe loja do të kishte një potencial të madh.

Capcom më vonë njoftoi për zhvillimin e kthimit të Dragon’s Dogma në një seri lojrash, duke patur një shitje të madhe në Japoni. Capcom deklaroi se pati një rritje prej 290% deri në fund të muajt qershor 2012. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>