iOS

Dragon Age: Origins – Awakening

Nov 5 2012
0 Shpërndarje
Dragon Age: Origins – Awakening

Dragon Age: Origins – Awakening është një shtesë e lojës RPG të Dragon Age: Origins e zhvilluar nga BioWare. Awakening shton një lojë dhe histori komplet të re e cila mer pjesë gjatë pasojave të Dragon Age: Origins.

Loja gjithashtu karakterizohet nga klasa të reja me specialitetet e tyre të veçanta dhe me aftësi të reja që lojtari të zhvillojë. Dragon Age: Origins – Awakening u lançua për PC, PS3 dhe Xbox 360 më 16 mars 2010 në Amerikën e Veriut, më 18 mars në Europë dhe më 19 mars në Britaninë e Madhe.

Loja u shfaq për sistemin e operimit Mac më 31 gusht 2010. Lojtari ka mundësi ose të importojë karakterin e tij nga seria kryesore e lojës së parë ose të nisë një të ri si një Rojtar (Warden) nga Orlais, një lojë plotësisht e re.

Nëse krijohet një karakteri i ri, historia nga loja e mëparshme është e vendosur në mbylljen e vetpërcaktuar. Nëse karakteri importohet, historia në Awakening do të vazhdojë nga ngjarjet e lojtarit të Origins dhe karakteri do të mbajë atributet, aftësitë, magjitë etj. të tij/saj si dhe disa armë të caktuara.

Shtesa e lojës e vazhdon me historinë, përfshirë 5 pjestar skuadre të rinj nga Oghren i Dragon Age: Origins, magji të reja dhe aftësi të reja, një rritje në madhësitë e nivelit, armiq të rinj si dhe një Inferno Golem dhe Queen of Blackmarsh, dhe mjete të reja.

Nuk ka histori romance në këtë shtesë loje. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>