Lajme lojërash

Dragon Age: Inquisition vjen në 1080p për PS4, kurse 900p për Xbox One

Oct 11 2014
0 Shpërndarje
Dragon Age: Inquisition vjen në 1080p për PS4, kurse 900p për Xbox One

39134_1_c0c854cd43Dragon Age: Inquisition, që është loja e ardhshme në botë të hapur me role e BioWare, do të jetë në paraqitjen prej 1080p në PlayStation 4 dhe 900p në Xbox One, ka konfirmuar zhvilluesi gjatë ditës së premte në Twitter. Studioja tregoi që 900p ishte më e mira që mund të bënin për Xbox One. “Ne maksimizuam potencialin e tanishëm për secilën platformë,” tha BioWare.

Inquisition bëhet loja më e fundit e profilit të lartë në shumë platforma që vjen me një rezolucion më të lartë për PS4 se sa për Xbox One. Edhe lojërat e tjera të cilat kanë ardhur në këtë formë janë: Call of Duty: Ghosts, Pro Evolution Soccer 2015 dhe Lords of the Fallen, si dhe lojëra të tjera. Gjatë verës, Microsoft lëshoi një përditësim për Xbox One të përqendruar për zhvillues që ka ndihmuar studiot në mbërritjen e versioneve të lojërave për Xbox One në 1080p.

Nuk jeni të interesuar rreth debatit për rezolucionit? Nuk jeni të vetmit, sepse siç tregon udhëheqësi kreativ i Assassin’s Creed Unity, Alex Amancio, më herët gjatë kësaj jave: “A është numri i kualitetit të piksellëve që dëshiron? Nëse loja duket shkëlqyeshëm, kujt i bën për numër?”

Ka qenë një ditë e madhe për lajmin për Inquisition, pasi që edhe Bioware tha gjatë të premtes që RPG do të ofrojë përmbajtje për 200 orë dhe zbuloi kërkesa minimale të lojës si dhe specifikat e dëshirueshme për funksionimin më të mirë të lojës në PC. Inquisition është planifikuar të lëshohet më 18 nëntor për PC, Xbox 360, Xbox One, PlayStation 3 dhe PlayStation 4. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>