Lojërat

Dragon Age III listohet për Xbox One në Amazon

Jun 2 2013
0 Shpërndarje
Dragon Age III listohet për Xbox One në Amazon

Amazon Italy postoi një listë produktesh për Dragon Age III: Inquisition duke sugjeruar se loja RPG e Bio-Ware ka në plan të dalë për Xbox One.

Në listë nuk ishin përmendur platforma të tjera. Electronic Arts nga ana e vet nuk kishte asnjë koment rreth këtij lajmi.

Dragon Age III u lajmërua shtatorin e kaluar me kohë dalje këtë vit. Gjithsesi EA nuk ka zbuluar akoma platformat që do të dalin apo edhe një datë specifike. Loja përdor motorin Frostbite 3, teknologjinë e lojërave si Battlefield 4 dhe Need for Speed: Rivals . EA do të diskutojë projekte për të ardhmen në Electronic Entertainment Expo të 2013, që do të zhvillohet më 10 qershor. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>