iOS

Dota 2

Apr 6 2013
0 Shpërndarje
Dota 2

Dota 2 është një lojë online me strategji arene e krijuar nga Valve Corporation. Loja u lajmërua zyrtarisht më 13 tetor 2010 me anë të Game Informer dhe aktualisht ajo është e disponueshme falas për të gjithë.

Ajo është e disponueshme për Microsoft Windows dhe Mac OS X. Dota 2 konsiston në aktivitet multi online dhe me objektiv kryesor shkatërrimin e bazës së kundërshtarit. Secili lojtar kontrollon nga një hero i cili ka një rol të caktuar në fushëbeteje.

Perspektiva e lojës është nga lart si një lojë tipike strategjie, por gjithashtu ka të përfshirë sistemin me rritje në eksperiencë si çdo lojë tjetër e tipit RPG.

E gjithë fusha e betejës është e ndarë në 3 rrugë në të cilat ka monstra të vegjël si dhe gjithashtu kulla të mëdha që duhen shkatërruar njëra pas tjetrës.

Dota 2 ka marrë përgjithësisht vlerësime të mira. PC Gamer US e vlerësoi me 85/100, ndërsa Gamesreviews i dha notën 8.0/10. (GameWorld Albanian)

Tags >

dota
Lajmet e fundit>