Lojërat

Dota 2 lëshohet në Kore

Oct 26 2013
0 Shpërndarje
Dota 2 lëshohet në Kore

Loja që ka të bëjë me strategji e Valve-s, Dota 2, është lëshuar në Kore, ka lajmëruar Nexon Korea. Bashkëpunimi mes Valve-s dhe Nexon-it për të dërguar Dota 2-shin në Kore dhe Japoni ishte lajmëruar gjatë nëntorit të vitit të kaluar.

Në atë kohë, bashkë-themeluesi i Valve-s dhe drejtori menaxhues Gabe Newel tha që bashkëpunimi do t’ia mundësojë ndërmarrjes që të “dërgojë Dota 2-shin tek një audiencë madhore e lojtarëve aziatikë përgjatë një shërbimi premium.”

Presidenti dhe CEO i Nexon-it, Seungwoo Choi tha në një deklaratë së fundi që ndërmarrja është e gëzuar me lëshimin e Dota 2-shit në rajone dhe që iu ofron lojtarëve përmbajtjen AAA.

Dota 2 erdhi si një version testues i zgjeruar beta dhe u lëshua për lojtarët që PC-në e kanë me Windows në Amerikën Veriore dhe Evropë përgjatë Steam më 9 korrik. Kjo lojë më vonë u lëshua në Linux dhe Mac më 19 korrik përgjatë platformës së distribuimit të Valve-s. Dy ndërmarrjet më parë kishin bashkëpunuar për të prodhuar dhe publikuar gjuajtësin në vetë të parë Counter-Strike Online në rajon, që ishte pa pagesë për t’u luajtur. (GameWorld Albanian)

Tags >

dota
Lajmet e fundit>