iOS

Doom 3

Oct 12 2012
0 Shpërndarje
Doom 3

Doom 3 është një lojë Doom 3 , shkencë-fantazi horror me pamje në vetën e parë, e zhvilluar nga id Software dhe e publikuar nga Activision.

Doom 3 në fillim u shfaq për Microsoft Windows më 3 gusht 2004 dhe më vonë u përshtat për Linux si dhe u fut dhe në sistemin e Mac OS X. Zhvilluesi Vicarious Visions e dërgoj lojën në konsolën e Xbox më 3 prill 2005. Zhvilluesit Britanik Splash Damage gjithashtu morën pjesë në dizenjimin e elementëve multiplayer të lojës.

Doom 3 është e vendosur në Mars në vitin 2145, ku një kamp industrial ushtarak ka ndërtuar një fabrikë kërkimi shkencor për të kërkuar në fusha si teletrasportimi, kërkimi biologjik dhe dizenjimi i avancuar i armëve.

Megjithatë, eksperimentet e teletrasportimit hapin një dalje për në Ferr, duke rezultuar në një katastrofë të pushtimit nga demonat. Lojtari, një marinar hapësire i panjohur, duhet të luftojë përmes bazës dhe të gjejë një mënyrë për të ndaluar demonat e Ferrit për të sulmuar Tokën.

Doom 3 ka marë një çmim për ndërtimin e saj, id Tech 4, që e cila më vonu iu licencua dhe zhvilluesve të tjerë, dhe më vonë u lançua në GNU General Public License në nëntor të vitit 2011. Loja ishte një sukses tregtar dhe kritik për id Software, me më shumë se 3.5 milion kopje të shitura, dhe është një nga lojrat më të suksesshme nga zhvilluesit deri më sot.

Kritikët e vlerësuan për grafikën, edhe pse kishte pak ngjashmëri me mënyrën e lojës me seritë e kaluara. (GameWorld Albanian)

Tags >

doom 3
Lajmet e fundit>