Lojërat

Doom 3: Resurrection of Evil

Oct 17 2012
0 Shpërndarje
Doom 3: Resurrection of Evil

Doom 3: Resurrection of Evil është një lojë me pamje në vetën e parë, FPS, horror-mbijetesë e zhvilluar nga Nerve Software dhe id Software.

Loja u shfaq për PC më 3 prill 2005 si një paketë shtesë e Doom 3 dhe më 5 tetor 2005 doli për konsolën e Xbox. Versioni për Xbox nuk kërkon Doom 3 origjinal për të luajtur këtë lojë, dhe gjithashtu përfshin Doom, Doom 2: Hell on Eardh dhe Master Levels për Doom 3. Loja karakterizohet nga 8 module për versionin multiplayer.

Resurrection of Evil gjithashtu ka 12 nivele të reja, 6 armiq të rinj përfshirë “hunters”, 4 harta të reja multiplayer si dhe armë të reja të tipit shotgun me 2 dalje e marë nga Doom 2. Resurrection of Evil shton dy tipare kryesore të reja në lojë që lojtari mund të përdorë përmes saj.

E para është, një mjet që në fillim u zhvillua për Doom 3, që quhet “Kapësi” (The Grabber), e cila është një armë e bazuar në fizik,që lejon që lojtari të ngrejë objekte të caktuara dhe ndoshta t’ia lëshojë armikut. Resurrection of Evil ka marrë shumë kritika pasi kjo gjë është shumë e ngjashme me Half-Life 2.

Por zhvilluesit deklarojnë se kjo u zhvillua për Doom 3, që doli para Half-Life 2, dhe se përdoret për të krijuar shkatërrim dhe jo të ndërtojë.

Tipari i dytë është Half-Life 2, një artifakt e cila ka një numër të caktuar aftësish, ku secila aktivizohet pasi vret një demon Hunter.

Një nga efektet më mahnitëse është ajo e cila i jep mundësi lojtarit të ngadalësojë kohën, por jo lëvizjet e tij. Dhe kjo gjithashtu është e ngjashme në lojën F.E.A.R. (GameWorld Albanian)

Tags >

doom 3
Lajmet e fundit>