Lajme lojërash

Donkey Kong Country Returns vjen në 3DS

Feb 17 2013
0 Shpërndarje
Donkey Kong Country Returns vjen në 3DS

Nintendo po zhvillon versionin e platformës side-scrolling të lojës Donkey Kong Country Returns për 3DS.

Satoru Shibata nga Nintendo, njoftoi në konferencën Nintendo Direct, se kjo lojë “po punohet nga fillimi”. Asnjë detaj tjetër nuk u përmend përveç se loja do të lançohet gjatë kësaj vere.

Donkey Kong Country Returns së pari u publikua në Wii U në vitin 2010 me një sukses të madh. Ekipi zhvillues i kësaj loje për këtë platformë ishte Retro Studios i cili e krijoi edhe trilogjinë Metroid Prime, ndërsa mbetet e pa qartë se a do të punojë Retro Studios edhe në versionin e kësaj loje në versionin 3DS. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>