Lajme lojërash

Dokumentari rus përfshin posterin e një loje si argument për propagandat amerikane gjatë Luftës së I Botërore

Sep 8 2014
0 Shpërndarje
Dokumentari rus përfshin posterin e një loje si argument për propagandat amerikane gjatë Luftës së I Botërore

Një kanal televiziv rus, i titulluar Channel One, shfaqi një dokumentar në lidhje me World War I që përdorte posterin e mësipërm të Team Fortress 2 si shembull një propagandës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Siç mund të ju tregojë çdo lojtar i Team Fortress 2, ai nuk është ushtar gjerman, por është një klasë ushtari për lojën. Dokumentari e shfaqi posterin e Team Fortress 2 në mesin e posterëve të tjerë të vërtetë nga një epokë kur bëhej thirrje që amerikanët të rekrutohen dhe të mbështesin përpjekjen e luftës dhe, sipas International Business Times, i ka shfaqur gjermanët si përbindësh “pa marrë parasysh ndonjë logjikë ose ndonjë mendim praktik”.

Ju mund ta mendoni si fakt posterin në të cilin thuhet që ushtarët hanë bebe, i cili iu bën thirrje njerëzve që t’i bashkohen Skuadrës Demoman (një klasë tjetër në lojë), por në fakt është një kontribut nga përdoruesi TankTaur i DeviantArt i cili e formoi këtë parodi të shkëlqyer në kuadër të një gare për propaganda për Team Fortress 2 në vitin 2009.

Nuk është e qartë se si posteri përfundoi i përfshirë në dokumentar, por mund të jetë e sigurt të supozohet që me gjasë është bërë pas një kërkimi për fotografi në Google. Ju mund ta shihni pjesën e dokumentarit në të cilin shfaqet ky poster në këtë video në YouTube, rreth minutës 9:50. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>