PC

DmC: Devil May Cry

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
DmC: Devil May Cry

DmC: Devil May Cry është një lojë e tipit “kap dhe gjuaj” e krijuar nga Ninja Theory dhe e publikuar nga Capcom për PlayStation 3, Xbox 360 dhe Microsoft Windows.

Loja u lajmërua në fund të vitit 2010 gjatë Tokyo Game Show dhe vendoset në një realitet alternativ, atij të serisë Devil May Cry. Loja fokusohet mbi personazhin Dante, një i ri me fuqi supernatyrore, i cili e gjen veten të sulmuar nga një qytet me emrin Limbo City, i cili është i mbipopulluar nga demonët.

Ristrukturimi i serisë u kërkua nga Capcom duke shprehur dëshirën që dikush me prespektivë nga perëndimi ta krijonte. Capcom gjithashtu e ndihmoi Ninja Theory në krijimin e lojës në mënyrë që të ishte e ngjashme me ato të mëparshmet. Reagimi fillestar ishte negativ, kjo si pasojë e ndryshimit të Dantes nga ana fizike.

Gjithsesi në fund loja mori vlerësime pozitive. Lojtari merr rolin e Dantes në luftën e tij kundër armiqve në Limbo me anë të fuqive të tij ose të armëve. Ai ka gjithmonë me vete shpatën e tij të quajtur Rebellion dhe 2 pistoletat e tij Ebony dhe Ivory. Karakteristika e re në lojë është Angel Mode dhe Devil Mode në të cilat Dante merr karakteristika të ndryshme.

Loja doli më 15 janar 2013. GamingRankings e vlerësoi me 86.36% ndërsa Metacritic me 86/100. Loja pritet të shesë 1.2 milionë kopje dhe që nga janari 2013, 1 milionë kopje kanë dalë në treg. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>