Lojërat

Divinity II: Ego Draconis

Aug 10 2012
0 Shpërndarje
Divinity II: Ego Draconis

Divinity II: Ego Draconis është një lojë në botë të hapur RPG, e zhvilluar nga Larian Studios dhe e publikuar nga DTP.

Loja doli në treg më 20 nëntor 2009 në Evropë dhe 5 janar 2010 në Amerikën e Veriut. Ajo është në dispozicion për Microsoft Windows dhe Xbox 360.

Loja zhvillohet në një botë magjike, fiktive, të quajtur Rivellon, e populluar nga te gjitha llojet e racave si njerëzit (raca më e zgjuar), elfët, dwarf, dhe deri tek racat më pak të zgjuara siç janë Goblins. Bukuria e kësaj bote karakterizohet nga peisazhe të mahnithshme e deri tek vendet të pushtuara si pasojë e luftërave të lashta që i kanë sjell edhe fatkeqësinë.

Në Rivellon, heroi (Dragon Slayer) fillon në misionet e tij për të përfunduar ritualet e nevojshme për t’u bërë pjestar i Dragon Slayers (Vrasësve të Dragojve). Dragon Slayers po kërkojnë dhe vrasin kalorësit e Dragojve (Dragon Knights), njerëzit që kanë fuqi të trasformohen në Dragonj, të cilët kohë më parë tradhtuan njerëzit e Rivellon duke i vrarë heroin e tyre Hyjnor (Divine).

Më vonë, në historinë e lojës, lojtari gjen një Kalorës Dragoi, Talana, e cila i thotë lojtarit se kalorësit në fakt po punojnë për të vrarë të keqen që do të pushtoj botën, personi që po terrorizon të gjithë Rivellon, Damien The Damned One. Kalorësi duke vdekur, i cili ishte edhe i fundit i kalorësve, ja kalon fuqinë e saj heroit tonë. Në këto momente, heroi ynë, bëhet si gjuetar ashtu edhe i kërkuar.

Loja është vlerësuar me notën 4.8/10 nga IGN duke thënë se : “Nuk e rekomandojmë këtë lojë për versionin e Xbox 360 për askënd.” Gjithashtu një pjestar tjetër i IGN deklaroi se: “Nëqoftëse nuk e keni luajtur por i pëlqeni lojërat RPG atëherë nuk do mbeteni të zhgënjyer nga versioni i Xbox 360.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>