Lajmet

Ditën e djeshme Xbox Live dhe Sony PlayStation u përballen me ndërprerje të shërbimit

Dec 26 2014
0 Shpërndarje
Ditën e djeshme Xbox Live dhe Sony PlayStation u përballen me ndërprerje të shërbimit

Rrjetet e Xbox Live dhe Sony PlayStation përjetuan probleme të lidhjes së përdoruesve me shërbimin ditën e djeshme. Një grup hakerash pretendon se janë shkaktarët e këtij problemi. Një grup i quajtur, Lizard Squad, ishte i paarritshëm për të komunikuar ndërsa kompanitë nuk dhanë asnjë arsye konkrete që mund të kishte shkaktuar këto ndërprerje të shërbimit, sipas Reuters.

Që të dyja kompanitë patën një mbingarkim të rrjetit ndërsa lojtarët e Xbox dhe PlayStation vazhdimisht përpiqeshin të lidheshin me serverat e kompanive. Këto probleme mund të jenë ekzagjeruar nga Sony i cili i lejoi përdoruesit të shkarkonin filmin e shumë përfolur “The Interview” përmes Xbox Video dhe disa burimeve të tjera online.

“A jeni duke u përballur me probleme identifikimit në Xbox Live?” pyeti Microsoft në faqen e lajmërimeve. Më pas kompania citoi: “Po punojmë për ta rregulluar. E vlerësojmë durimin tuaj.” Edhe pas dy orësh pritjeje, teknikët e sitit të Xbox Live thanë se vazhdon akoma problemi dhe po bënin të pamundur për të gjetur burimin e tij.

Tre platforma Xbox janë prekur nga kjo ndërprerje shërbimi: Xbox One, Xbox 360 dhe Xbox. Zëdhënësit e Microsoft dhe Sony nuk kanë bërë asnjë koment. Ekipi i Lizard kishte shkruar një cicërimë në Twitter dhe nëse përdoruesit do i bënin mjaftueshëm “re-tweet” atëherë ata do të sillnin shërbimet online. Më herët, një zëdhënës i Microsoft kur u pyet për sigurinë nuk kishte dhënë asnjë detaj për mënyrën sesi kompania është përgatitur për tu përballur me sulme të ngjashme ndërmarrë ndaj Sony. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>