Lojërat

Disney prezanton Disney Infinity: Toy Box

Aug 18 2013
0 Shpërndarje
Disney prezanton Disney Infinity: Toy Box

Disney ka prezantuar Disney Infinity: Toy Box, një aplikacion shtesë për konsolën përkatëse që i jep mundësi përdoruesit të ndërtojë “botë” të reja, të ndërveprojë me karaktere dhe të transferojë eksperienca të paharrueshme drejt ekraneve më të mëdha.

Version iPad i Toy Box jep mundësi për ndërtimin e eksperiencave të reja për lojërat përkatëse. Aplikacioni përmban më shumë se 60 dekorime dhe terrene të ndryshme. Me anë të opsionit merr dhe hidh, lehtësisht përdoruesi mund të ndërtojë sipas dëshirës një shumëllojshmëri“botësh” të ndryshme. Në momentin që pajisje është bërë e mundur për konsolën, automatikisht mund të përdoret edhe në iPad.

Pjesa më interesante e aplikacionit Toy Box për iPad është aftësia e tij për tu sinkronizuar me çdo pajisje tjetër vetëm duke përdorur Disney ID. Për shembull ju mund të ruani një “botë” të krijuar për versionin e iPad në Cloud (re) duke përdorur Disney ID dhe më pas ta aksesoni atë nëpërmjet Xbox, duke përfituar nga grafika më e mirë e konsolës dhe nga ekrani më i madh i televizorit. Edhe e kundërta mund të bëhet, ta fillosh ndërtimin në konsolën përkatëse për ta përfunduar në iPad.

Sinkronizimi gjithashtu punon edhe në pajisje të tjera. Disney Infinity do të vij për konsolat më 18 gusht të këtij viti, ndërkohë që aplikacioni për iPad Toy Box pritet të lançohet në javët në vazhdim. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>