Lojërat

Dishonored

Mar 7 2013
0 Shpërndarje
Dishonored

Dishonored është një lojë e tipit aventurë aksion e krijuar nga Arkane Studios dhe e publikuar nga Bethesda Softworks. Ajo doli në tetor të vitit 2012 për Microsoft Windows, PlayStation 3 dhe Xbox 360.

Loja vendoset në një realitet të trilluar dhe ndjek historinë e Corvo Attano, truprojën e perandoreshës. Ai akuzohet për vrasje dhe detyrohet të bëhet vrasës, duke kërkuar hakmarrje për ata që e futën në kurth. Corvo ndihmohet në misionin e tij nga një grup rebelësh të quajtur Loyalists si dhe një i jashtëm me aftësi magjike.

Në lojë kanë marrë pjesë aktorë të njohur si Susan Saradon, Brad Dourif, Carrie Fisher, Michael Madsen, Billy Lish, Lena Headey dhe Chloe Grace Moretz. Loja luhet nga prespektiva e vetes së parë dhe e lejon personazhin të ndërmarë misione vrasjesh në një mënyrë si të dojë vetë personazhi. Misionet mund të kryhen nëpërmjet dyluftimit, vjedhjeve apo kombinimin e të dyjave.

Mbyllja e çdo misioni hap bonuse dhe material shtesë. Gjithashtu bëhet i mundur përdorimi i magjisë. Dishonored mori përgjithësisht vlerësime pozitive.

Kritikat iu drejtuan mënyrës se si rrëfeheshin ngjarjet si dhe gjithashtu kontrollit të personazheve. Spike Video Game i dha çmimin si loja më e mirë aksion aventurë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>