Lajme lojërash

Disa nga lojërat më të mira klasike të Star Wars janë të disponueshme në mënyrë dixhitale për herë të parë

Jan 21 2015
0 Shpërndarje
Disa nga lojërat më të mira klasike të Star Wars janë të disponueshme në mënyrë dixhitale për herë të parë

Faqja e lojërave dixhitale GOG.com ka lançuar së fundmi një sërë lojërash klasike Star Wars. Kjo është hera e parë që këto lojëra janë të disponueshme online. Bëhet fjalë për X-Wing vs Tie Fighter, X-Wing Alliance dhe Galactic Battlegrounds Saga.

Lojërat e Lucasarts janë publikuar dhe një herë më parë në faqen GOG.com. Tetorin e shkuar ky shërbim lojërash online lajmëroi për një marrëveshje me Disney sipas të cilës do të shfaqeshin për herë të parë onlinë lojërat klasike përmes shpërndarjes dixhitale.

Sipas GOG.com marrëveshja përfshin rreth 20 titujt kështu që ne mund të presim lançime të reja në muajt në vijim. 2015 pritet të jetë një vit i suksesshëm për Star Wars. Përkrah filmit të ri dhe prezencës së tyre në komikët, këtë vit do të hidhet në treg dhe seria Battlefront III e Star Wars. Ndër lojra të tjera klasike që priten të rikthehen këtë vit renditen dhe Grim Fandango dhe Day of Tentacle. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>