Lajme lojërash

Dirt 3

Jul 25 2012
0 Shpërndarje
Dirt 3

Dirt 3 është një lojë rally si dhe loja e tretë në serinë e Colin McRae  Rally, e krijuar dhe publikuar nga Codemaster, ku titulli “Colin McRae”  është hequr plotësisht. Loja u lansua në Evropë dhe Amerikën e Veriut më 24 maj 2011, si dhe dy ditë më vonë në Australi për Microsoft Windows,  Playstation 3 dhe Xbox 360. Versioni japonez i Dirt 3 u lansua më 25 gusht 2011.

Në shtator të 2011 u raportua një problem me rrjetin në një  promovim të AMD, e cila rezultoi me humbjen e 3 milionë kopjeve numrash serik të cilat ishin për t’u përdorur në Steam. Ato ishin postuar në faqe të ndryshme në internet.

Loja kryesore përfshinë lojtarin që fiton pikë reputacioni në ngjarje të ndryshme me qëllim të tërheqë vëmendjen e sponzorëve të cilët mundësojnë blerjen e makinave të reja. Gjatë lojës shfaqen kujtime ne formën e Flashback nga Colin McRae: Dirt  2, të cilat mund të përdoren 5 herë gjatë lojës, por kushtojnë pikë reputacioni. Një formë tjetër loje është “gymkhana” e cila e vendos lojtarin në fusha me pengesa, si dhe me sfida të ndryshme për të fituar pikë. Në lojë ka mundësi futje në skuadra, për të kryer lojëra si thyerja e shënjestrave prej druri, hapja e një infektimi zombi, si dhe kapja e flamurit. Mundësitë tjera përfshijnë gjendjen Hardcore e cila e kufizon lojtarin vetëm me pamjen nga kabina e pilotit dhe pa ndihmë asistenti, me kohë shiu ose dëbore si dhe mundësi për të regjistruar klipe dhe t’i ngarkosh në YouTube.

IGN i dha rezultatin 8.5 dhe çmimin Editor’s Choice, duke e vlerësuar lojën për karakteristikat e saj online dhe njëkohësisht duke e kritikuar për disa aspekte të dizajnit. GameTrailers i dha lojës notën 9.2, duke i  vlerësuar prezantimin por duke kritikuar funksionet në YouTube. GamesRadar i dha notën 9/10 duke vlerësuar strukturën e lojës. Official Xbox Magazine i dha notën 8.5/10 duke vlerësuar kontrollin e lojës si  dhe ndërtimin e makinave, por duke kritikuar mungesën e dinamizmit. Loja ka shitur mbi 3 milionë kopje në të gjtihë botën. (GameWorld Albanian)

Tags >

Dirt 3
Lajmet e fundit>