Lojërat

Dino Crisis

Oct 6 2012
0 Shpërndarje
Dino Crisis

Dino Crisis është një lojë horror-mbijetesë e prodhuar nga Dino Crisis , dhe e shfaqur fillimisht në vitin 1999 për PlayStation dhe më vonë u prezantua për Microsoft Windows dhe Dreamcast në vitin 2000.

Është e drejtuar dhe e prodhuar nga drejtori i Resident Evil, Shinji Mikami, dhe e zhvilluar nga një skuadër që më pas bëhet pjesë e Capcom Production Studio 4. Dino Crisis më vonë pasohet nga 2 sekuenca të tjera, Dino Crisis 2 dhe Dino Crisis 3, si dhe një lojë e quajtur nga Capcom në seritë e Gun Survivor, Dino Stalker.

Dino Crisis ndjek historinë, e ngjashme me Resident Evil, të Regina, një pjestare e një skuadre speciale e cila dërgohet për të hetuar në një fabrikë ushtarake të infektuar e cila më vonë mbushet me dinosaur të cilët ishin si pasojë e një eksperimenti Top-Secret.

Pasi armiqtë në lojë janë dinosaura, në vënd të zombive, Capcom e quajti lojën mbijetesë-panik në vend të horror-mbijetesë si Resident Evil.

Loja në vend të luftës së zakonshme që përfshin me dinosaurët, përfshin dhe shumë enigma për t’u zgjidhur që lojtari të ecë në rrjedhjen e ngjarjeve. Shumë nga enigmat janë dekriptimi i pasuordeve, ku lojtari fut një disk (që më parë duhet t’a gjejë) dhe të zbulojë kodin e hyrjes.

Loja mori një vlerësim nga GameSpot prej 7.1/10. Versioni për PlayStation shiti më shumë se 2.4 milion kopje në gjithë botën, duke u bërë si loja e 13-të më e shitur nga lojrat e Capcom. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>