Lojërat

Dino Crisis 3

Oct 11 2012
0 Shpërndarje
Dino Crisis 3

Dino Crisis 3 është një lojë horror-mbijetesë për Xbox e zhvilluar nga Capcom Production Studio 4 dhe është instalimi i katërt i serisë së Dino Crisis.

Ashtu si dhe seritë e kaluara, loja rrotullohet rreth luftimit me dinosaurë dhe ngjarjet marrin pjesë në hapësirë, në një stacion hapsinor.

Ndryshe nga seritë e kaluara, këtu armiqtë nuk janë dinosaurë të vërtetë, ato janë krijesa të ndryshuara nga një ADN e nxjerrë nga disa lloje dinosaurësh.

Loja në fillim u synua për Xbox dhe PlayStation 2, por zhvillimet e më vona bënë që vetëm versioni për Xbox të shfaqej. Loja doli në treg më 26 qershor 2003 në Japoni më pas ndiqet nga Amerika e Veriut dhe Europa përkatësisht më 16 shtator dhe 7 nëntor 2003.

Loja luhet nga Patrick dhe vetëm një pjesë e vogël luhet nga Sonya. Lojtari mund të mbajë 2 pistoleta me 6 lloje të ndryshme municionesh dhe disa makineri të vogla të quajtura “WASP” të cilat ndihmojnë ndaj shfaqjeve të dinosaurve.

Loja ka marrë vlerësime të ndryshme, me një mesatare prej 57% në GameRankings ku u kritikua më shumë rreth rezultatit i të qënit të pandershëm me lojrat e kaluara dhe mënyrës së kamerës së lojës. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>