Lojërat

Dino Crisis 2

Oct 9 2012
0 Shpërndarje
Dino Crisis 2

Dino Crisis 2 është një lojë aksion-aventurë për PlayStation e publikuar nga Capcom në Amerikën e Veriut dhe e shfaqur më 13 shtator 2000 dhe e publikuar nga Virgin Interactive në Europë, e lançuar këtu më 4 nëntor 2000.

Loja është e zhvilluar nga Capcom Production Studio 4 dhe është vazhdimi i Dino Crisis dhe pasohet më vonë nga Dino Crisis 3 e cila më pas dërgohët për Microsoft Windows në të njëjtin vit.

Historia ndjek ngjarjet e lojës së kaluar, ku Regina tani është në një mision tjetër i cili përfshin një fabrikë e ndodhur afër qytetit fiktiv të Edward City, ku një anomali e madhe ka sjellë që i tërë ishulli të kthehet pas në kohë në erën e dinosaurve, bashkë me njerëzit që e popullonin ishullin.

Regina dërgohet në një mision shpetimi ku partneri i saj i ri, Dylan Morton, i cili ka një lidhje të çuditshme me ngjarjet e ishullit. Lojtari mund t’a ndryshojë kontrollin midis Regina dhe Dylan në pika të caktuara të lojës.

Dino Crisis është një lojë me kamera të fiksuar, ku rrjedhjet e saj kalojnë nga aksion-aventurë në horror-mbijetesë, dhe përfshin më shumë zona të hapura dhe disa enigma pak më të lehta se seria e kaluar. Lojtari vret dinosaura dhe pasi kalon nga një zonë në tjetrën ai fiton “Extinction Points” të cilat shërbejnë si valutë në lojë për të blerë apo përmirësuar armët e lotjarit.

Loja është vlerësuar mirë nga kritikët ku GameRankings i dha një vlerësim prej 81% ndërsa Metacritic 86/100. GameSpot e vlerësoi Dino Crisis 2 me notën 9.2 ndryshe nga IGN e cila e vlerësoi pak më shumë, 9.3/10. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>