Lojërat

Diablo III

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
Diablo III

Diablo III është një lojë aksion role-playing me temë fantastiko-horror e zhvilluar nga Blizzard Entertainment, duke e bërë këtë lojë pjesën e tretë ekskluzive e serisë së Diablo. Loja, e cila karakterizohet nga elementët kliko dhe shkatërro (hack & slash) dhe zhanrit të lojrave nëpër shpella të nëndheshmë, loja doli në Amerikën e Veriut, Amerikën Latine dhe Europë në 15 Maj, 2012, dhe është programuar të dalë në Rusi në 7 Qershor, 2012. Përpara se të dilte në treg, loja theu disa data daljesh dhe u bë loja më e para-porositur e gjithë kohërave në Amazon.com. Në fillim ajo u zyrtarizua të dilte në 28 Qershor, 2008 në Paris, Francë. Në shtator 2012 u zhvilluan disa pjesë të lojës dhe më pas version Beta u shfaq në 20 Prill, 2012 për t’a mbyllur në fund me daljen në treg në 16 Maj, 2012.

Loja mer pjesë në një Shenjtërore, bota fantastikë në errësirë e serive të Diablo-s. Lojtari do të ketë mundësi të eksploroj vënde dhe personazhe të njohur nga seritë e kaluara. Diablo III i jep mundësi lojtarit të krijojë karakterë të ndryshëm, të ngjashëm me Diablo II. Zhvilluesit e lojës synuan të krijonin lojën në një sistem më të gjërë dhe treguan se DirectX 10 nuk është e nevojshme. Diablo III shfaq shumë nga karakteristikat e Diablo II, por me ndryshimin e përmirësimit të grafikës dhe ka një ngjare më të thellë duke e përfshirë lojtarin brënda në lojë.

Në këtë lojë zhvilluesit kanë përfshirë 5 klasa të reja si: Doktorët Shtrigan, Barbarët, Magjistarët, Murgjit dhe Gjuetarët e Demonave. Blizzard gjithashtu deklaroi se çdo karakter ka një histori të tij që do të shfaqet gjatë vazhdimësisë së lojës dhe se për çdo klasë mund të zgjedhësh gjininë përkatëse.

Diablo III, duke qënë loja më e para-porositur dhe më e pritura e të gjitha kohërave, ka arritur të këtë të ardhura kolosale prej $1.73 bilion dhe duke arritur një parashikim për 2012 deri në $4.53 bilion. (GameWorld.al)

Lajmet e fundit>