Lajme lojërash

Diablo III ka shitur 15 milionë kopje

Feb 7 2014
0 Shpërndarje
Diablo III ka shitur 15 milionë kopje

Diablo III deri tani ka shitur 15 milionë kopje përgjatë të gjitha platformave, ka lajmëruar gjatë të enjtes Activision Blizzard gjatë një raportimi për të ardhurat. Përditësimi më i fundit për lojën erdhi në nëntor, kur kompania lajmëroi 14 milionë shitje.

Loja fillimisht u lëshua për PC në maj të vitit 2012 dhe erdhi për Xbox 360 dhe PlayStation 3 në shtator të vitit 2013. Një version për PlayStation 4 është shtyrë që të dalë gjatë vitit 2014, por deri tani nuk është përmendur ndonjë gjë rreth lëshimit për Xbox One.

Diablo III: Reaper of Souls pritet të lëshohet më 25 mars për PC dhe Mac. Është konfirmuar për PS4, por deri tani ende duhet të dëgjojmë nëse do të vijë për Xbox 360 dhe PS3. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>