Lojërat

Diablo III arrin në 14 milionë kopje të shitura

Nov 8 2013
0 Shpërndarje
Diablo III arrin në 14 milionë kopje të shitura

Diablo III deri tani ka shitur më tepër se 14 milionë kopje që nga lëshimi në maj të 2012-tës, tha gjatë paraqitjes së fitimeve të ndërmarrjes presidenti i Blizzard Entertainment, Mike Morhaime.

Kjo shifër, që përfshin të gjitha versionet e lojës, është ngritur nga 12 milionë sa ishte më herët këtë vit.

Kjo është arritur pasi Diablo III ishte lëshuar për Xbox 360 dhe PlayStation 3 në shator. Nuk u tregua se ku ishin shitjet më të shumta, për PC, Mac, apo konsolla.

Diablo III është po ashtu në zhvillim për PlayStation 4, ndonëse nuk është lajmëruar ndonjë datë për lëshimin e kësaj loje. Ankandi i lojës do të largohet në mars të vitit 2014.

Zgjerimi Diablo III: Reaper of Souls, i lajmëruar gjatë Gamescom në muajin gusht, është për momentin duke u zhvilluar për PC, Xbox 360 dhe PS3. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>