Lojërat

Dha 547 euro për të blerë Xbox One, mori një copë letër

Dec 7 2013
0 Shpërndarje
Dha 547 euro për të blerë Xbox One, mori një copë letër

Një adoleshent nga Mbretëria e Bashkuar nuk mori çfarë priti nga një blerje e bërë në eBay. 19 vjeçari, që banon në Mbretërinë e Bashkuar, Peter Clatworthy, pagoi 450 funta + 8 funta dërgesë (afërsisht 547 euro) për një copë letre që ai mendoi se ishte një Xbox One si pjesë e një mashtrimi në eBay, raportoi Nottingham Post.

Clatworthy, student nga Bilborough, tha që ai kishte kursyer për të blerë edicionin e kufizuar të ditës së parë të sistemit si dhuratë për krishtlindje për djalin e tij të vogël. Listimi në ankand deklaronte që ishte për një fotografi të konsollës, jo vetë sistemin. Sidoqoftë, Clatworthy tha që ai priste ta merrte Xbox One sepse pajisja ishte listuar në kategorinë “video lojërat dhe konsollat” në eBay.

“Unë shikova në reagimin e blerësve dhe nuk kishte ndonjë gjë negative. Unë e bleva atë atje për shkak se mendova se ishte një rast i mirë,” tha ai. “Është e qartë që tani unë kam humbur paratë e mia.” Ai që atëherë e ka sjell çështjen në vëmendje të eBay.

Faqja me ankande shikoi rastin dhe tregoi për Clatworthy që ai do të marrë një financim të plotë falë mbulesës nga PayPal për skenarë të tillë. “Ne nuk lejojmë listime që çorientojnë dhe do të marrim aksion kundër këtij shitësi,” tha ndërmarrja. Xbox One u lëshua më 22 nëntor 2013 dhe shiti më tepër se 1 milionë sisteme gjatë ditës së parë. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>