Lojërat

Devil May Cry

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
Devil May Cry

Devil May Cry ose shkurt DMC është një lojë e tipit “kap dhe gjuaj” e krijuar nga Capcom dhe e lançuar në vitin 2001 për PlayStation 2.

Edhe pse loja është e para e serisë me të njëjtin emër, ngjarjet në Devil May Cry janë të dytat në rradhë kronologjike, duke treguar historinë pas Devil May Cry 3: Dante’s Awaking dhe para Devil May Cry 2 dhe 4. Loja vendoset në një kohë moderne dhe në një vend të quajtur Ishulli Mallet.

Loja fokusohet mbi personazhet kryesorë Dante dhe Trish si dhe misionin e tyre për tu përballur me demonin Mundus. Historia tregohet fillimisht nëpërmjet një miksimi të sekuencave filmike, të cilat përdorin makinerinë e lojës si dhe video të plota. Loja konsiston nga nivele të quajtura “misione” në të cilat lojari duhet të luftojë kundër një numër të madh armiqsh duke kryer në të njëjtën kohë detyra të ndryshme si zgjidhjen e mistereve.

Pas çdo misioni lojtari merr një notë në bazë të performancës së kryer, A, B, C apo D. Notat ndikohen nga koha e përfundimit të misionit, apo numrin e shpirtrave të mbledhur. DMC mori vlerësmie pozitive dhe iu vlerësuan shumë risitë që solli në fushën e lojërave.

Gjithashtu u shfaq në shumë lista si ajo e lojërave më të mira të të gjitha kohërave, apo edhe në listën e IGN për 100 lojërat më të mira për PlayStation 2. GameRanking e vlerësoi me 92.60% ndërsa Metacritic me 94/100. Devil May Cry ka shitur mbi 2 milionë kopje. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>