Lojërat

Devil May Cry 4

Mar 3 2013
0 Shpërndarje
Devil May Cry 4

Devil May Cry 4 është një lojë e tipit “kap dhe gjuaj” e cila u publikua dhe krijua nga Capcom në 2008 për PlayStation 3, Xbox 360 dhe Microsoft Windows.

Loja është e katërta në serinë me të njëjtin emër. Gjatë lojës lojtari përdor dy protagonistët e lojës, Nero ose Dante duke shfrytëzuar mënyrën e tyre të luftimit nga afër ose me armë. Personazhet si Lady dhe Trish nga seritë e kaluara shfaqen gjithashtu bashkë me personazhe të rinj si Nero, Kyrie, Credo, Sanctus, Gloria dhe Agnus. Historia e lojës vendoset pas Devil May Cry, por para Devil May Cry 2.

Mënyra e lojës është e njëjtë me atë të serive të kaluara, duke u përqëndruar në misione që lufton grupe armiqsh dhe ku performance vlerësohet me nota nga D te S. Loja gjithashtu mundëson zgjidhjen e mistereve të ndryshme si dhe një kombimim gjuajtjesh ku secila ka një emër më vete.

Pas vrasjes të çdo përbindëshi mblidhen copëza nga shpirti i tij me ngjyrë të kuqe të cilat përdoren për të rritur fuqitë e lojtarit.

Loja doli për herë të parë në E3 2005 ndërsa në 2006 doli një trailer i plotë mbi atë se çfarë do të paraqitej në lojë.

DMC4 mori vlerësmie përgjithesisht pozitive nga kritikët ku GameRanknings i dha 84.13% ndërsa Metacritic 84/100. Që nga 31 marsi i 2012 versionet për PS3 dhe Xbox 360 kanë shitur 2.6 milionë kopje. GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>