Lojërat

Devil May Cry 2

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Devil May Cry 2

Devil May Cry 2 është një lojë “kap dhe gjuaj” e krijuar dhe publikuar nga Capcom në 2003 dhe e nxjerrë ekskluzivisht për PlayStation 2.

Loja është vazhdimi i Devil May Cry. Ngjarjet ndohin në kohët moderne, në qytetin Vie de Marli. Historia përqëndrohet rreth Dantes dhe Lucias dhe në luftën e tyrë për të ndaluar një biznesmen të quajtur Arius të ringjallë një demon të quajtur Argosax dhe të arrijë fuqinë hyjnore. Historia tregohet nëpërmjet një miksimi sekuencash të cialt përdorin motorin e lojës si dhe disa video të tipit pre-render.

Gjatë lojës, lojtari duhet të përdorë Danten nose Lucian në një ambjent urban, duke luftuar grupe përbindëshash në një luftim me stil të shpejtë. Performanca në çdo mision vlerësohet me nota duke nisur nga D që është më e ulta e deri të S që është më e larta. E gjithë kjo e bazuar në kohën që i duhet lojtarit për të mbaruar misionin, stilin e luftimit, përdorimin e objekteve si dhe sa dëm ka marrë.

Loja përfshin gjithashtu zgjidhje misteresh si dhe zbulim të ambjenteve të reja. Sa herë një përbindësh vritet ai lëshon copëza nga shpirti i tij me ngjyrë të kuqe të cilat mbildhen dhe shfrytëzohen për të rritur aftësitë e lojtarit. Loja mori një miksim vlerësimesh, por me mesatare më të ulët se parardhësja e vet.

GameRanking e vlerësoi me 73.56% mdërsa Metacritic me 68/100. GameSpot e zgjodhi Devil May Cry 2 si lojën më zgjënjyese të 2003. DMC2 ka shitur rreth 1.7 milionë në të gjithë botën. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>