Lajme lojërash

Deus Ex së shpejti edhe në PS4, Xbox One dhe PC

Apr 8 2015
0 Shpërndarje
Deus Ex së shpejti edhe në PS4, Xbox One dhe PC

Square Enix sapo ka lançuar Deus Ex: Mankind Divided, një version ky tepër i rëndësishëm që pas lançimit të serisë Deus Ex: Human Revolution në vitin 2011. Ky informacion vjen nga numri më i fundit i Game Informer. Kjo lojë dhe një herë do të ketë si karakter kryesor Adam Jensen.

Sipas Game Informer, Mankind Divided nuk do të sjellë vetëm karakteristika të reja por dhe një strukturë të hapur për i dhënë lojtarëve më hapsira për të përmbushur sfidat. Përvec kësaj jo shumë informacione të tjera rreth kësaj loje janë publikuar. Interesant është fakti se kjo lojë do të jetë e disponueshmë për tu luajtur në Xbox One, PS4 dhe në kompjuter edhe pse akoma nuk është bërë e ditur ndonjë datë lançimi zyrtare.

Krijuesi i kësaj loje Square Enix, me sa duket ka planifikuar ta publikojë këtë lojë në një mënyrë më interaktive. Por një lajm i publikuar nga një media ruse duket se ka prishur planet e kompanisë. Fushata e lançimit ka filluar që ditën e djeshme dhe përfshinte një seri të dhënash të fshehta, të paraqitura dhe në versionin stream në Twitch. Kjo fushatë e simbolizuar nga hashtagu #cantkillprogress përfshin dhe disa video të shkurtra në Instagram dhe një lidhje në LinkeIn. Një mënyrë kjo interesante për t’ju kundërvënë medias ruse. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>